Site icon PORTALB

Kosova sot nënshkruan marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kosova dhe Bashkimi Evropian të martën në Bruksel pritet ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit për të cilën kanë filluar negociatat plot dy vjet më parë dhe atëherë u tha se në këtë proces do të negociohet në katër terrene, tregtinë, politikën, politika të bashkëpunimit dhe përafrim të legjislacionit.

Një ditë më parë kryeministri Isa Mustafa ka thënë se procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim është fillimi i një rruge të gjatë, që do të bëhet për t’iu ofruar Bashkimit Evropian.

“Një rrugë për të cilën ne nuk kemi alternativë tjetër, sepse kjo alternativë është përkrahur dhe përqafuar nga qytetarët tanë dhe nga gjithë miqtë tanë”, ka deklaruar nje dite me pare kryeministri Isa Mustafa.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të shtunën, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me ç’rast ministri ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se ky është hapi i fundit para nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësisë historike dhe jetike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Republikës së Kosovës ne Bashkimin Evropian.

Rikujtojmë se javën e kaluar është aprovuar rezoluta për pranimin e Kosovës në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Për këtë rezolutë 27 shtete kanë votuar pro, 14kundër dhe 14 kanë abstenuar.

Exit mobile version