Site icon PORTALB

Në tetor 120 mijë persona në Siri kanë braktisur vendbanimet për shkak të konflikteve

Syria

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare e OKB-së njoftoi se në muajin tetor në Siri të paktën 120 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric u shpreh se shumica prej 120 mijë personave që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre mes datave 5-22 tetor ndodhen në rajonin Halep, Hama dhe Idlib dhe se disa prej tyre janë drejtuar në zona në afërsi të kufirit me Turqinë.

Ndërsa theksohet se shumica prej tyre nga Halepi janë larguar drejt fshatrave dhe qyteteve periferike.

Dujarric ka vënë në dukje se shumë prej tyre kanë nevojë për shërbimet themelore si çadra, ushqime, ujë dhe shërbime shëndetësore dhe se OKB ka nisur të shpërndajë ndihmat ndaj këtyre personave, por ka theksuar se duhet të rriten edhe më tej ndihmat ndaj tyre.

Edhe në raportin e publikuar ditën e hënë nga Këshilli i Refugjatëve të Norvegjisë u deklarua se që nga fillimi i sulmeve ajrore ruse në Siri, vetëm në 3 javët e fundit afërsisht 100 mijë persona janë shpërngulur nga vendet e tyre.

Në raport ndër të tjera theksohet se kjo valë e re e migrimit ka shkaktuar një fluks nëpër kampet të cilat ndodhen në një situatë të mbipopulluar. Kjo valë vjen si pasojë e  sulmeve në Halep të forcave të regjimit në Siri të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, ku dhe një pjesë e tyre nga rajonet me sulme të intensifikuara tokësore dhe ajrore në Hama dhe Homs.

Ndërsa konsulenti i shtypit të Këshillit të Refugjatëve të Norvegjisë, Karl Schembri pasi ka vënë në dukje se peronat e shpërngulur janë drejtuar drejt kampeve të mbipopulluara në afërsi të kufirit me Turqinë tha se: “Kjo është një thirrje për ndihmë. Moti me reshje ka filluar dhe njerëzit çdo ditë janë në kërkim të një vendi për ngritjen e çadrave”.

Exit mobile version