Site icon PORTALB

Seancë e komisioneve për ekonomi, transport dhe për mbrojtje

Komisione Kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca komisionet për çështje ekonomike, për transport, lidhje dhe ekologji dhe për mbrojtje dhe siguri.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim ligjet për plotësim të ligjeve për koncesion dhe partneritet publik privat, dhe për energjetikë, në lexim të parë, ndërsa të Komisionit për transport Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor financiar të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2015.

Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, duhet të debatojnë për propozim ligjin për ndryshim të Ligjit shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, në lexim të parë, të parashtruar nga deputetë të opozitës, si dhe për propozim ­ ligjin për plotësim të Ligjit për Mbrojtje ­ në lexim të pare.

Exit mobile version