Site icon PORTALB

Sirianët vazhdojnë të largohen nga vendbanimet si pasojë e sulmeve të Rusisë

Refugjatët sirianë

Refugjatët sirianë

Afërsisht 20 mijë persona të prekur nga bombardimet e sulmeve ajrore të ndërmarra me mbështetjen e avionëve rusë në qytetet Halep, Hama, Homs dhe Idlib të Sirisë, janë strehuar në zona të sigurta në afërsi të kufirit me Turqinë,  raporton Anadolu Agency (AA).

Sirianët të cilët deri më sot i kanë mbijetuar sulmeve të regjimit dhe të cilët nuk kanë braktisur vendbanimet e tyre, pas bombardimeve me mbështetje ajrore nga Rusia duke braktisur shtëpitë e tyre ata u detyruan të migrojnë.

Kampi Atme dhe rajoni përreth që ndodhet në kufirin sirian dhe ku afërsisht 100 mijë persona përpiqen të jetojnë në 10 mijë çadrat e ngritura me mundësitë e tyre është një prej vendeve parësore për ata që janë larguar nga sulmet ruse.

– Rimorkio e zetorit u bë shtëpi për ta-

Familjet e sapo ardhura në kampin Atme i cili tashmë njihet si “porti i sigurtë” i mijërave sirianëve për shkak të mungesës së çadrave dhe motit të ftohtë përpiqen të flenë mbi dyshekët që iu janë dhënë atyre.

Disa familje të cilat kanë marrë me vete zetorët duke i vendosur tendë rimorkios përpiqen të jetojnë mbi të. Ndërsa fëmijët pa i kushtuar rëndësi motit të ftohtë luajnë me shokët e tyre në baltën përreth.

Abdulkerim El Ahmet i cili është larguar nga zona jugore e e Halepit për gazetarin  AA-së ka deklaruar se forcat e regjimit dhe të Rusisë i kanë bombarduar shtëpinë.

Avionët rusë kanë në objektiv shtëpitë, popullatën civile dhe fëmijët ditë e natë, shtëpitë janë shkatërruar dhe se nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse largimit nga rajoni, shprehet Ahmet.

– “Rusia dhe Irani na masakrojnë”-

Ahmet ka theksuar se rajonet ku ndodhen opozitarët janë të ekspozuar rëndë ndaj sulmeve dhe ka vënë në dukje se Rusia me pretekstin e organizatës terroriste DAESH  po masakron popullatën civile. Ai shprehet se: “Kërkojmë që bota islame të ketë unitet dhe të ngrejë zërin kundër masakrave që po kryhen. Presim që ti thonë ‘ndal’ akteve që po kryejnë këta tiranë. Popullata civile çfarë dëmi i ka bërë qeverisë dhe ushtrisë ruse? Ne nuk kemi asnjë lidhje me DAESH-in. Çdo ditë bashkë me fëmijët përballemi me bombardimet. Jemi strehuar pranë kufirit të Turqisë për të gjetur siguri të jetëve tona, vend të cilin e vërejmë të sigurtë për mbrojtën e familjeve tona. Këtu e ndiejmë veten të sigurtë”.

– “20 mijë persona kanë braktisur shtëpitë”-

Edhe Ahmet Ebu Salih u shpreh se për shkak të bombardimeve të avionëve rusë në Hama, Homs, Idlib dhe Halep dhjetëra mijëra persona janë detyruar të migrojnë duke braktisur shtëpitë dhe vendbanimet e tyre.

“Me mbështetjen e sulmeve ajrore të avionëve rusë në Halep dhe në shumë qytete konfliktet janë intensifikuar. Vetëm në javën e fundit afërsisht 20 mijë persona duke braktisur shtëpitë e tyre janë larguar për në zonat kufitare dhe janë vendosur në qytete- çadra. Personat që kanë braktisur shtëpitë e tyre nuk kanë mundur të marrin gjë me vete dhe për këtë arsye kemi probleme të shumta, ku fëmijë kanë të ftohtë sepse nuk kemi çadra dhe jemi të detyruar të flemë jashtë” u shpreh ndër të tjera Abu Salih.

Ebu Salih duke u shprehur se kanë ardhur së bashku me 300 familje shton  se “Gjatë rrugë ishim të frikësuar se avionët mund të na bombardonin. Sepse edhe personat që largohen i qëllojnë me bomba fuçi. Kemi mbërritur deri këtu duke u mbështetur tek Allahu. E vetmja mbështetje që kemi është bota islame dhe Turqia. Kërkojmë që të na dihmojnë”.

Exit mobile version