Site icon PORTALB

Kënga e Baboo Darabuka në reklamën e Nokias

Baboo Darabuka, DJ Benity dhe Mimoza Shkodra “Veç edhe ka njo”

Baboo Darabuka, DJ Benity

Projekti “Summer Jam” i grupit Baboo Darabuka ka kaluar kufijtë duke u ndëgjuar edhe në Lindjen e Mesme.

Kënga është përdorur si vijë melodike në reklamën e Nokias.

Anëtari i grupit Alban Sejdiu për Telegrafin tha se reklama është bërë kohë më parë me lejen e tyre.

“Ata kanë ndëgjuar projektin tonë, iu ka pëlqyer dhe na kërkuan të drejtën për shfrytëzim dhe bëmë një kontratë duke iu dhënë këtë të drejtë. Kjo ka ndodhur kohë më parë por vetëm tani ne kemi arritur ta publikojmë atë” tha Albani.

Ndryshe Baboo Darabukat kishin një sezon të ngjeshur me koncerte dhe dasma në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa së shpejti do të vijnë me disa projekte të reja muzikore.

Exit mobile version