Site icon PORTALB

Për shkak të zgjedhjeve, Erdogan nuk ka ndryshuar orën

Rexhep Taip Erdogan

Zgjedhjet e përgjithshme që janë parashikuar të mbahen me 1 nëntor, kanë shtyrë Qeverinë turke që mos të shtyjë orën për 60 minuta prapa.

Edhe pse orët ndryshojnë në mënyrë automatike, qytetarët turk do të duhet ta kthejnë sërish siç edhe e kanë pasur para ditës së diel.

Sipas autoriteteve turke, shtyrja e ndërrimit të orës bëhet me qëllimin që të jetë ende ditë kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit. Ndryshimi do të ndodhë më 8 nëntor, në orën 04:00.

Nuk është hera e parë që Turqia shtyn ndryshimin e orës. Ajo e ka bërë këtë edhe në raste festash kombëtare.

Exit mobile version