Site icon PORTALB

Rinia 98′ starton fuqishëm, fiton bindshëm ndaj Napredokut

Rinia 98

Me fillimin e xhiros së parë në Ligën e katërt të futbollit vendor, skuadra Rinia 98′ ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin duke fituar bindëshëm 6-2 ndaj skuadrës së Napredokut.

Skuadra Rinia 98′ luajti në teren vendas dhe arriti të shënoj 6 herë në portën kundërshtare me anë të Erkan Hajrullaut, Edin Skenderoviq, Fikret Aliut dhe Xhunejdi Aliut. Dy golat për ekipin mysafir u shënuan nga dyshja Mirsad dhe Xhevat.

Exit mobile version