Site icon PORTALB

Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmshëm në Strugë

Aksident

Aksident, foto arkiv

Sektori i Ministrisë së punëve të Mbrendëshme në Ohër ka dhënë detaje për aksidentit e mbrëmshëm që ndodhi në Strugë, ku si pasojë një person humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan rëndë.

Fatkqsisht Ajnur. C nga Kërçova 29 vjec, ka humbur jetën. Bashkudhëtari M.M 28 vjec poashtu nga Kërcova ka thyer tre brinjët në pjesën e majtë dhe është dërguar me urgjencë në sipitalin e Ohrit. E.M 24 vjeç poashtu nga Kërcova ka pësuar thyerje në anën e majtë të kraharorit, ndërsa R.H 18 vjeç dhe D.I 20 vjeç janë dëmtuar më lehtë në kokë dhe gërvishtje në pjesë të tjera të trupit.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur pasi automjeti ka qenë me shpejtësi të papërshtatshme për kushtet e rrugës, si pasojë e kësaj drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga dhe duke rënë në kanalin anësor.

Exit mobile version