Site icon PORTALB

Tragjedia në Shkup: Nëna nuk e lëshon nga duart trupin e vdekur të vajzës së saj në aksident

Kamion në Shkup shkel një vajzë

As të afërmit e as policia nuk mundën ta heqnin nënën nga trupi i vdekur i vajzës së saj që sot pasdite u shkel nga një kamion në Shkup.

Nëna madje katër orë, sa zgjati inspektimi, e ka mbajtur trupin e vajzës që mbeti e vdekur në vend, kanë theksuar dëshmitarët, transmeton TetovaSot.

Sipas dëshmitarëve okularë, nëna dhe vajza kanë qenë duke bërë pazar në një market.

Vajza ishte drejtuar e vetme për në shtëpi, ndërsa nëna ishte ende në market.

Në rrugë kalimin ajo papritmas goditet nga një kamion, i cili, sipas dëshmitarëve okularë, kaloi në semaforë të kuq dhe shkeli vajzën me gomat e përparme dhe me ato të pasmet.

Exit mobile version