Site icon PORTALB

Real Madridi edhe me mungesa e mundi Cetla Vigon

Futbollistët e Realit duke festuar

Futbollistët e Realit duke festuar

Real Madridi ka vazhduar serinë e fitoreve. “Los Blancos” e kanë mundur në udhëtim Celta Vigon, me rezultat 1-3, të shtunën në kuadër të La Ligës spanjolle.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka arkëtuar tri pikë të mëdha nga ky udhëtim i vështirë, duke u ngjitur në krye të tabelës.

Cristiano Ronaldo (8’), Danilo (23’) e Marcelo (90’), u përkujdesën për fitoren e “Los Blancos”, kurse, golin e vetëm për nikoqirët e realizoi Noilito (85’).

Pas kësaj fitore, Real Madrid është në krye të tabelës më 21 pikë, tri më shumë së Celta Vigo.

Exit mobile version