Site icon PORTALB

Ozil fajëson Ancelottin për largimin nga Reali

Mesut Ozil

Mesut Ozil

Superylli i Arsenalit, Mesut Ozil ka fajësuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin për largimin e tij nga Santiago Bernabeu.

“Është shumë e rëndësishme për mua, që trajneri të ketë besim te unë. Unë doja të qëndroja edhe një sezon tjetër te Real Madridi”.

“Sidoqoftë, tani diçka ndodhi dhe trajneri nuk kishte më besim te unë. Te Arsenali, unë ndihem më mirë”, tha Ozil.

Padyshim që Ozil vendosi të largohej nga Real Madridi, në momentin kur në Santiago Bernabeu arriti Gareth Bale.

Exit mobile version