Site icon PORTALB

Maqedoni, mbi 50 shkolla nuk kanë para për ngrohje

Ngrohje

Ngrohje

Në bazë të analizave, buxheti nga viti 2001 deri tani është rritur për 230 për qind dhe nga një miliardë e 300 milionë euro, vitin e ardhshëm rritja pritet të jetë tre miliardë e 200 milionë. Nga këto para, 143 milion euro parashikohen për shkollat fillore dhe 66 milionë për shkollat e mesme. Teksa institucionet hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për këtë problem, një pjesë e fëmijëve për momentin mësojnë në klasa të ftohta, njofton Alsat-M.

Nga Ministria e Financave thonë: “Kjo nuk është nën kompetencën tonë. Problemi me shkollat dhe fondet për to janë nën kompetencë të Ministrisë së Arsimit”.

Por nga Ministria e Arsimit deklarojnë se: “Fondet për shkollat fillore dhe të mesme në të gjitha komunat i dërgojmë në kohë të duhur. Nuk ka probleme me to, por mbetet të shihet nëse paratë e destinuara për shkollat kryetarët e komunave i menaxhojnë dhe i përdorin për këtë qëllim”.

Sipas akademikut Izet Zeqirit, problem i madh me fondet e parashikuara për shkollat përbën shpërndarja e tyre e drejtë.

Buxheti për vitin 2016, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare, do të jetë shumë më i madh në krahasim me vitet e tjera. Megjithatë, në fillim të sezonit të ngrohjes, më shumë se 50 shkolla nuk kishin para për ti ngrohur klasat.

Exit mobile version