Site icon PORTALB

Gruevski e ka hedhur poshtë kërkesën e Oravit në takimin e mbrëmshëm

Nikolla Gruevski - Aivo Orav

Nikolla Gruevski - Aivo Orav

Njëra ndër pikat për të cilat nuk kanë arritur marrëveshje në takimin e mbrëmshëm në Klubin e Deputetëve në Shkup, ka qenë monitorimi ndërkombëtar ndaj prokurores speciale Katica Janeva, temë e cila më parë është biseduar duke e pasur parasysh se sipas përvojave të mëparshme për mbikëqyrje nuk kanë qenë të suksesshme.

Në fakt, siç njoftojnë burimet e Nova-s, çdo përpjekje e diplomatëve që të marrin pjesë në seancat në të cilat është biseduar për rolin dhe funksionimin e prokurores speciale, ka përfunduar me dyer të mbyllura, pasi që janë vendosur në tavolinë temat kryesore.

Mëdyshja kryesore e krerëve dhe diplomatëve ka qenë se a do të rregullohet mbikëqyrja nëpërmjet ligjit i cili do të duhej t’i përkiste funksionimit të përditshëm të prokurores speciale Janeve. Pavarësisht nga insistimi i LSDM-së, ka mbisunduar qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, me të cilën janë pajtuar faktorët ndërkombëtarë, se edhe me një marrëveshje “xhentile” do ta respektonin këtë marrëveshje, prapë do të zyrtarizohej nëpërmjet letrës të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në të cilën do t’i thirrin OSBE-në dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë, që lirisht të kyçen në procesin e mbikëqyrjes, transmeton Portalb.

Por takimi i mbrëmshëm në Klubin e Deputetëve mes liderëve dhe diplomatëve, euroambasadori Aivo Orav e ka hapur çështjen për mbikëqyrjen ndërkombëtare, duke shtuar se letra nga Ministria e Punëve të Jashtme, me nënshkrim të ministrit Nikolla Popovski, ende pritet nga ana e tyre. Kryeministri Gruevski e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Oravit, duke u thënë që nuk mundet të nënshkruhen letra në mesnatë dhe se ekziston procedurë në të cilën në korniza të caktuara do të duhet të vijojë, transmeton Portalb.

Exit mobile version