Site icon PORTALB

Dy ekipe të Seria A shfaqin interesim për Rey Manaj

Rey Manaj

Rey Manaj

I aktivizuar si titullar në Trofeun Berlusconi dhe me dy aktivizime në Serinë A kundër Atalantës dhe Sampdorias, Rey Manaj është padyshim talenti më interesant i prezantuar nga Interi në startin e këtij sezoni.

Edhe pse Manaj përkrahet nga Roberto Mancini, sipas mediave italiane nuk përjashtohet që klubi të vendosë ta huazojë në afatin e janarit.

Ofertat nuk mungojnë dhe qëllimi është që Manaj të transferohet përkohësisht në një skuadër e cila do ti garantonte aktivizim të shpeshtë, në mënyrë që lojtari të fitojë eksperiencë.

Në këtë situatë, dy klube nga elita e futbollit italian janë shfaqur të interesuara të sigurojnë shërbimet e talentit të përfaqësueses Shpresa. Fjala është për Udinesen dhe Bolognan.

Exit mobile version