Site icon PORTALB

Shkup, regjim i përkohshëm i qarkullimit në urën “Goce Dellçev”

Ura "Goce Dellçev" - Shkup

Ura "Goce Dellçev" - Shkup

Në një pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” dhe në urën “Goce Dellçev” sot dhe nesër do të vendoset sinjalizim përkatës rrugor dhe do të vendoset regjim i përkohshëm rrugor, njofton MIA.

Siç njoftoi Qyteti i Shkupit, këtë fundjavë ekipet e Ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” do të kryejnë punë ndërtimore për sanim dhe zëvendësim të fugës në urën “Goce Dellçev” në anën që çon drejt shtëpisë së mallrave “Most” drejt ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Exit mobile version