Liberalët dolën fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada, të zhvilluara në fillim të kësaj jave, dhe kreu i tyre, Justin Trudeau, do të jetë kryeministri i ri i vendit. Këto zgjedhje qenë të suksesshme dhe për bashkësinë muslimane kanadeze, që nxori më së paku dhjetë fitues.
Mes dhjetë parlamentarëve të rinj muslimanë janë katër gra, dhe një vështrim i shkurtër na njeh me të tërë ato.
Maryam Monsef, një kanadeze afgane, u bë e para deputete femër në historinë e Peterborough-tit,
30-vjeçarja është bashkëthemeluesja e Red Pashmina Campaign, që mblodhi mbi 150.000 dollarë për gratë dhe vajzat në Afganistan.
E diplomuar në Trent University, ajo u bë parlamentarja më e re.
“Sot nuk është fundi, është në të vërtetë fillimi. Fillimi i një goxha pune të madhe për të përmbushur angazhimet që kam bërë,” tha ajo në fjalën e fitores.
Një avokat dhe aktivist i lindur në Somali, ai u shfaq si një udhëheqës bashkësie pasi bashkëkrijoi në vitin 2002 Regent Park Community Council.
Omar Alghabra, një inxhinier mekanik, fitoi si kandidat i liberalëve në Mississauga Centre. Aktualisht ai është një mësimdhënës i jashtëm i spikatur në Ryerson University.
Majid Jowhari është një biznesmen musliman i zgjedhur për liberalët në Richmond Hill, duke u bërë i
pari deputet kanadez iranian në vend. Jowhari është i përfshirë aktivisht në bashkësinë lokale.
Arif Virani, një aktivist musliman i të drejtave të njeriut, u zgjodh për liberalët në Parkdale-High Park. Duke njohur mirë një numër gjuhësh, ai ka punuar si analist e si investigues. I ardhur në Kanada si një refugjat nga Uganda, ai i përmbylli studimet e tij në Universitetin e Torontos.
“Familjet e Scarborough-tit votuan sonte për ndryshimin e vërtetë… Do të punoj fort për të dhënë rezultatet që ato meritojnë,” u tha ajo të mbledhurve për të festuar fitoren e saj.
Ali Ehsassi, një anëtar aktiv i Partisë Liberale për dekada, e fitoi mandatin e tij në Willowdale.
Marrë nga: Tesheshi.com