Site icon PORTALB

Eskalon situata në Parlamentin e Kosovës, seanca u përmbyll në byfe (LIVE VIDEO)

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

1.40  Kuvendi ia ka dalë ta mbajë seancën dhe ta mbyllë atë, në sallën e improvizuar në katin e pestë. Pa Opozitën dhe me Sigurim.U shtruan disa pika të rendit të ditës, u miratuan tre projektligje ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli tha se seanca do të vazhdojë ditët në vijim.
Gazetarët e kanë pasur shumë të vështirë të hyjnë në këtë sallë.

1.30- Seanca vazhdon në byfenë e Kuvendit. Pozita miraton amandamentet e kryeparlamentarit Veseli nën sigurim të rreptë. Opozita mbetet në sallën kryesore.

 

Vendi ku mbahej seanca

Në këtë fotografi mund të shihet ambientin në të cilën po mbahet seanca e Kuvendit.

Zhvendosja e mbledhjes në këtë hapësirë ndodhi pasi një takim i tillë ishte i pamundur të mbahej në sallën e seancave plenare të parlamentit pas bllokadës që i bëri opozita

1.10 – Opozita mbetet në sallë, të tjerëtu larguan. Ende nuk dihet a do të vazhdojë seanca. Edhe sigurimi u largua.

**************************************************

Deputetët e tri partive opozitare kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse në seancë janë të pranishme një numër i madh i forcave të sigurisë, aty është hedhur gazi lotsjellës. Veseli ka vazhduar seancën, e më pas edhe ka kërkuar pauzë të shkurtër, pasi nuk ka pasur kushte për të vazhduar seancën. Policia e Kosovës ka larguar me dhunë nga foltorja e Kuvendit deputetë e Opozitës, Glauk Konjufcën dhe Shqipe Pantinën. Me këtë rast u përdor edhe forca.

Momenti i largimit me dhune te Glauk Konjufces nga Parlamenti i Kosoves

Posted by Portalb on Friday, October 23, 2015

Exit mobile version