Site icon PORTALB

Pas largimit të Zayn Malik, One Direction më të fortë

One Direction

One Direction në një intervistë për revistën “Coup de Main”, ka folur për largimin e pjesëtarit të grupit Zayn Malik duke u shprehur se pa të janë më të fortë.

Pavarësisht se largimi i 22-vjeçarit i erdhi si shok grupit dhe mbarë fansat anembanë botës, sot, pas disa muajsh, vokalisti Harry Styles tha se, që pas largimit të tij, gjërat ndryshuan, por sipas tij, kjo nuk ndikoi në realizimin e albumit të pestë të grupit.

“Mendoj se fokusi jonë gjatë këtyre 5 viteve ka qenë i njëjti, të realizojmë këngët më të mira të mundshme dhe mendoj se kjo nuk ka ndryshuar. Jemi bërë shumë më të fortë pas largimit të Malik, me shumë gjasa pasi kemi kuptuar se kemi të njëjtat synime për shumë gjëra”, tha 21-vjeçari.

“Made In The A.M”, që pritet të dalë në treg më 13 Nëntor, është albumi i parë i One Direction, që pas largimit të Zayn Malik./noa/

Exit mobile version