Site icon PORTALB

Benitez u jep lajm të mirë tifozëve

Luka Modric

Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, ka dhënë një lajm të mirë për tifozët, duke thënë se Luka Modric është shëruar plotësisht dhe mund të luaj nga fillimi në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Mirëpo, ai gjithashtu ka dhënë një lajm të keq, duke thënë se Sergio Ramos dhe Mateo Kovacic do të inkuadrohen në ndeshje vetëm nëse skuadra ka nevojë.

“Ramos dhe Kovacic nesër do të luajnë vetëm nëse do të kemi nevojë për ta. Modric është i gatshëm ndërsa Benzema u stërvit dje, por do të na duhet dhe një seancë stërvitore për ta gjykuar gjendjen e tij fizike. Edhe përkundër lëndimeve të shumta, jam i lumtur me stafin mjekësor”, ka shtuar më tej trajneri i madrilenëve.

Exit mobile version