Site icon PORTALB

Afganistan, talebanët vrasin drejtorin e policisë që e kishin marrë peng

Reuters foto e javës, e bërë në Kabul në Afganistan

Afganistan

Mësohet se militantët talebanë e kanë vrarë drejtorin e policisë së rajonit Gormaç në krahinën Farjab në veri të Afganistanit të cilin e patën rrëmbyer para tre ditësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësprefekti i Farjab-it, Muhammad Aslem Gudaz, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në një zonë afër qendrës së rajonit kanë gjetur trupin e pajetë të Abdulmacid Gilembaf Drejtorit të policisë në Gormaç i cili mbahej peng prej tre ditësh nga organizata.

Gudaz ka shprehur gjithashtu se bashkë me trupin e drejtorit të policisë janë gjetur edhe trupat e 12 policëve të tjerë që ishin rrëmbyer, ndërsa ka vënë në dukje se ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me policët e tjerë.

Talebanët nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me çështjen ndërsa theksohet se trupat e pajetë u janë dorëzuar familjarëve të tyre.

Militantët talebanë para 5 ditësh patën ndërmarrë një sulm në Gromaç duke marrë më pas kontrollin ndaj tij.

Exit mobile version