Aksident trafiku në Magjistralen Koçan-Shtip: 8 persona të lënduar

Tetë persona janë lënduar nga të cilët katër kanë marrë lëndime të rënda, ky është epilogu i një aksidentit në trafik i cili ka ndodhur dje pasdite në Magjistralen Koçan-Shtip, afër kryqëzimit te fshati Çeshinovo.

Nga burimet e policisë mësohet se janë aksidentuar 3 automjete, nga të cilat njëra është lëvizur në drejtim të Koçanit, ndërkaq dy të tjerat në drejtim të Shtipit. Aksidenti ka ndodhur gjatë tejkalimit të automjeteve në të cilën tetë persona janë lënduar nga të cilët katër prej tyre kanë marrë plagë më të rënda. Të aksidentuarit janë dërguar në “Qendrën Mjekësore” – Koçan, ku më pas për shkak të lëndimeve serioze, janë dërguar në “Spitalin Klinik” në Shtip.

Në vendin e ngjarjes ekipi policorë dhe prokurori publik të Koçanit e kanë kryer ekspertizën.

Për shkak të aksidentit, Magjistralja Koçan-Shtip është ndaluar për rreth 5 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button