Gara e radhës të MotoGP do të mbahet në Malajzi

Gara e 17-të e sezonit në organizimin më të rëndësishëm të garave të MotoGP, do të zhvillohet në fund javë në Malajzi, raporton Anadolu Agency (AA).

Grand Prix-i i Malajzisë do të mbahet në Pistën Ndërkombëtare “Sepang” e cila gjendet në qytetin Sepang dhe është e gjatë 5.5 kilometra, ku do të zhvillohen 20 raunde. Faza nisi me raunde të stërvitjes, ndërsa nesër do të zhvillohet raundi i klasifikimeve. Ndërsa gara do të zhvillohet më 25 tetor të dielën.

Në garat në Katar, Argjentinë, Holandë dhe Britani e Madhe piloti italian i Movistar-it Valentino Rossi arriti vendin e parë, ndërsa në garat në SHBA, Gjermani, San Marino, Indianapolis dhe Australi piloti spanjoll i Repsol Honda-s Marc Marquez arriti vendin e parë. Në garat në Spanjë, Francë, Itali, Katalonja, Republikën e Çekisë dhe Aragon piloti spanjoll i Movistar Yamaha-s Jorge Lorenzo arriti vendin e parë. Në garën që u mbajt në Japoni piloti spanjoll i Repsol Honda-s Dani Pedrosa ishte ai i cili arriti vendin e parë.

2 gara para përfundimit të sezonit,  5 vendet e para të klasifikimeve të pilotëve dhe të ekipeve renditet si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve:

1. Valentino Rossi (Italia) – 296 poena

2. Jorge Lorenzo (Spanja) – 285

3. Marc Marquez (Spanja) – 222

4. Andrea Iannone (Italia) – 188

5. Dani Pedrosa (Spanja) – 165

 

– Klasifikimi i ekipeve:

1. Movistar Yamaha – 581

2. Repsol Honda – 392

3. Ducati – 341

4. Monster Yamaha Tech 3 – 254

5. Suzuki Ecstar – 172

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button