Site icon PORTALB

Messi dëshirë e klubeve angleze

Lionel Messi

Lionel Messi

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë vënë pas shërbimeve të yllit të Barcelonës, Leo Messi.

Sipas raporteve nga “The Sun” thuhet se klubet angleze tashmë kanë shprehur interesim zyrtar për argjentinasin, i cili është i gatshëm të largohet nga Barcelona për një klub të Premier Ligës, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Messi dëshiron largimin nga Spanja, për shkak të problemeve me taksa.

Klauzola e tij aktuale është 250 milionë euro, që do ta bënte transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Exit mobile version