Site icon PORTALB

MPB e Austrisë: Evropa duhet të ndërtojë mure në kufijtë e saj

Refugjatë

Ministrja e Punëve të Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, theksoi se Evropa duhet të ndërtojë murë në kufijtë e saj për të ndaluar fluksin e refugjatëve, raporton Anadolu Agency.

Sipas lajmeve në mediat vendase ministrja, Mikl-Leitner, ka vizituar kufirin e Sllovenisë me këtë vend. Mikl-Leitner theksoi se pasi që Hungaria, Sërbia dhe Kroacia kanë mbyllur kufijntë e tyre refugjatët janë drejtuar drejt Austrisë përmes Sllovenisë, nga ku ata kanë për qëllim të arrijnë në Gjermani.

Mikl-Leitner gjithashtu theksoi se në kufirin e Sllovenisë gjenden 12 mijë 600 refugjatë të cilët janë duke pritur të kalojnë në Austri, “Nëse vijmë në një moment ku nuk do të mundemi ti kontrollojmë kufijt do duhet të ndërtojm mure nëpër kufijtë e Europës” tha ajo. Mikl-Leitner theksoi se banorët vendas në afërsi ti kufirit janë të shqetësuar për shkak të fluksit të refugjatëve, dhe se situata duhet të kontrollohet.

Mikl-Leitner u shpreh se janë duke pritur përafërsisht 60 mijë refugjatë në ditët në vijim dhe raportoi se kanë shpallur situatë emergjence në kufi, ku do shërbejnë 900 pjestarë të policisë dhe ushtarisë.

Exit mobile version