Pjesëmarrje e ulët në raundin e parë të zgjedhjeve në Egjipt

Bordi i Lartë Zgjedhor i Egjiptit, njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë të zgjedhjeve të kryera në 14 qarqe nga 27 ka qenë 26.56 përqind, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor të Egjiptit, Ejman Abbas në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se nga 27 qarqe në vend ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 14 qarqe. Ai ka theksuar gjithashtu se janë dhënë edhe vendimet për 11 ankesat në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.

Abbas ka vënë në dukje se në votimet e kryera jashtë vendit me 17 dhe 18 tetor kanë votuar 30 mijë e 531 persona, ndërsa në 14 qarqet në vend nga 27 milionë e 402 mijë e 353 votues kanë votuar vetëm 7 milionë e 270 mijë e 594 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button