Site icon PORTALB

Shkup, shkelet një vajzë te Kisha Katolike!

MPB

MPB, foto arkiv

Para disa çasteve, veturë Fiat Uno ka shkelur një vajzë te Kisha Katolike në Shkup.

Nga Ministria për Punë të Brendshme për TV21 konfirmojnë aksidentin, dhe informojnë se vajza është transportuar në Qendrën Urgjente në Shkup, ku po i ofrohet ndihmë mjekësore.

Policia ka dalë menjëherë në terren dhe është duke hetuar rastin dhe shkakun për aksidentin.

Exit mobile version