Site icon PORTALB

Gjuriq e Reichel flasin për dialogun e Kosovës me Serbinë

Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po zhvillon një takim me të deleguarin e kancelares së Gjermanisë për Ballkan, Ernst Reichel, ku po diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.

Gjermania si një nga shtetet që kanë treguar angazhim më të madh për prosperitetin e këtij dialogut, po vazhdon të jetë tejet aktive, duke kërkuar palës serbe që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Në një njoftim të kësaj zyre thuhet se, përveç dialogut, kanë diskutuar edhe për integrimin e Serbisë në BE.

Exit mobile version