Nuk kanë fund problemet për Franck Ribery. Lojtari francez braktisi seancën stërvitore me Bayern Munich pas vetëm 17 minutash, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit.
Ribery nuk luan që prej muajit mars, pasi vuan nga një dëmtim në kyçin e këmbës dhe 32-vjeçari është në fazë rikuperimi. Klubi bavarez ende nuk ka dhënë informacione për dëmtimin e Ribery, por mesa duket rikthimi në fushën e lojës për mesfushorin duket ende larg.