Deputeti i BDI-së Artan Grubi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarlls Garet, kanë diskutuar mbi krizën politike në vend dhe ngërçin në negociatat për zbatim të marrëveshjes së Përzhinos si dhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Grubi theksoi që Këshilli i Prokurorëve duhet të dëshmon ndjeshmëri për gjendjen në vend dhe ta respekton ligjin për prokuror special duke i mundësuar pa vonesë të gjitha resurset e kërkuara nga prokurorja speciale.
Grubi gjithashtu shprehu bindjen që Marrëveshja e Përzhinos do të zbatohet andaj konsideron që dialogu duhet të vijon pa asnjë vonesë, ndërsa partitë politike maqedonase duhet të demonstrojnë më shumë përgjegjësi për shtetin se sa për vetën.