Site icon PORTALB

Gjorgje Ivanov: Liderët duhet ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Presidenti Gjorgje Ivanov

Presidenti Gjorgje Ivanov

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov ka bërë thirrje që liderët e partive politike ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Telma, transmeton Portalb

Në vizitën e sotme të kampit pranues për refugjatët në Gjevgjeli, presidenti Ivanov nuk ka ngujuar të flasë edhe për situatën aktuale politike.

Ai ka thënë se pasi që partitë politike e kanë nënshkruar marrëveshjen, për të njëjtën duhet të kujdesen që ta zbatojnë, sepse shteti po hyn në një krizë serioze politike, nga e cila do të ketë pasoja në të gjitha fushat, por veçmas në atë ekonomike.

Exit mobile version