Në kuadër të qendrës ditore për persona me pengesa intelektuale mbi 18 vjeç, që ndodhet në Shkup, sot do të hapet klasa për aktivitete kreative dhe sportive.
Në hapjen e klasës së rikonstruuar dhe rregulluar në Qendrën ditore për persona me pengesa intelektuale do të marrin pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe ambasadori i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Ernesto Masimo Belel, njofton MIA.