Site icon PORTALB

Tuna dhe Cozman në turne së bashku?

Tuna dhe Cozman

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna së shpejti do të nisë një turne së bashku me reperin Cozman.

Pas shumë spekulimeve rreth ndarjes së këtij çifti, emisioni Express i KTV-së ka siguruar burime të afërta me çiftin se ata së shpejti do të rikthehen në skenë me një turne së bashku.

“Tuna dhe Cozman planifikojnë turne së bashku”, ka thënë burimi i afërt me çiftin për KTV-në.

Së fundi, në një intervistë për Anabel këngëtarja kur është pyetur se a është ndarë apo jo me reperin kosovar, ajo ka thënë: “Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, prapë bashkohen… jeta vazhdon”.

Turneu i ri nuk është i pari për çiftin. Ata edhe më parë ishin bashkë në turnetë “Fenix”.

Exit mobile version