Site icon PORTALB

Tuna thyen heshtjen, flet për raportin me Cozman

Tuna sjell projekte të reja

Tuna

Tuna muajve të fundit ishte një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë. Ndarja e supozuar me Cozman mbushi faqet e para me dhjetëra hipoteza, përfshirë ndonjë inskenim të mundshëm për hir të vëmendjes.

Por në asnjë moment, protagonistët nuk u prononcuan duke zgjedhur heshtjen përpara komentit apo demanteve në thashethemet e qarkulluara, transmeton Prive.

Tuna më në fund ka vendosur të flasë pas mbi një muaji në një intervistë dhënë Revistës Anabel. E pyetur se cila ishte e vërteta, këngëtarja është përgjigjur shkurt:

Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë … jeta vazhdon!

Mes të tjerash, në intervistën e dhënë Tuna ka folur edhe për hapat e debutimit ndërkombëtar, bashkëpunimin e suksesshëm me Fatman Scoop dhe detaje të tjera nga planet e saj për të ardhmen.

Exit mobile version