Site icon PORTALB

Një orë reshje shiu, bllokon rrugët e Durrësit

Reshjet e shiut

Vetëm një orë reshje shiu mjaftoi për të përmbytur rrugët kryesore të Durrësit. Reshjet shkaktuan një kaos në qarkullimin e mjeteve dhe pamundësuan lëvizjen e këmbësorëve.
Shkak i përmbytjeve në rrugët e qytetit është kryesisht mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve.

Uji ka bllokuar rrugët në bllokun e pallateve pranë stadiumit “Niko Dovana”, pranë stacionit hekurudhor edhe në zonën e Vollgës.

Ndërtimet pa kriter kanë sjellë dëmtimin në masë të rrjetit të kanalizimeve, ndërsa pasojat tashmë bien mbi qytetarët e thjeshtë.

Problematike është situata edhe në zona të ndryshme të ish-Kënetës. Dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje kanë qenë të konsiderueshme, kryesisht në katet e para të banesave dhe të bizneseve.

Exit mobile version