Site icon PORTALB

BMW me seri të limituar të modelit 523d

Dega e BMW-së në Japoni është duke u përgatitur që të lansojë një edicion të limituar të modelit 523d Maestro, që do të prezantohet për nder të muzikës klasike.

Për nder të 99 vjetorit të kompanisë, BMW-ja në Japoni ka vendosur që të befasojë adhuruesit e kësaj veture duke prodhuar vetëm 99 njësi tejet të veçanta.

Me ngjyrë të zezë dhe rrota 19-inç nga alumini, kjo veturë posedon edhe dritat full LED dhe zmadhuesit e zërit me 600 watt Harman & Kardon.

BMW Japan gjithashtu ka vendosur edhe pakon M të aerodinamikës, ulëset sportive dhe dy kamera para dhe prapa veturës që do të shërbejnë për parking.

BMW 523d Maestro nuk ka ndryshuar asgjë në motor, i cili do të ketë katër cilindra 2.0 turbodiesel me 184 kuajfuqi.

BMW Maestro do të fillojë shitjen me porosi më 7 nëntor dhe do të kushtojë 59 mijë euro.

Exit mobile version