Site icon PORTALB

Veles, kallëzim penal kundër dy të dyshuarve për vjedhjen e 61 lap­topëve nga një shkollë fillore

MPB

MPB

SPB Veles, dorëzoi kallëzim penal kundër V.P. (23) dhe M.Gj. (21) dhe që të dytë nga Velesi, të dyshuar për vepër të kryer penale “vjedhje e rëndë”.

Gjatë natës së 06/07.09.2015, njoftoi sot MPB-­ja, të denoncuarit me vegël e kanë hapur derën e hyrjes nga SHFK “Kirili dhe Metodi” në Veles, janë ngjitur në katin e epërm, me shtyrje i kanë hapur dyert nga dy klasa dhe kanë marrë 61 mini lap­topë dhe pajisje. Gjësendet i kanë fshehur në një banesë në Veles dhe kanë planifikuar t’i shesin.

Më 16.09.2015, pas informatave operative paraprakisht të marra, nga personat tani të denoncuar janë marrë të gjithë lap­topë kompjuterët të cilët me vërtetim janë kthyer në SHFK “Kirili dhe Metodi”­, Veles, njofton MIA.

Exit mobile version