Site icon PORTALB

Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë për të shkatërruar armët kimike siriane në territorin shqiptar.

Lajmi i publikuar në “National Journal” e rëndit Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalin kimik sirian. Gjithashtu, po negociohet edhe me vendet e tjera si: Norvegjia, Belgjika, Rusi, SHBA, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

Por Ministria e Jashtme e Norvegjisë e ka kundërshtuar idenë e shkatërrimit të armëve kimike në territorin e saj, me pretendimin se nuk kanë eksperiencë dhe kushtet teknike për të bërë të mundur një gjë të tillë.

Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, arsenali i armëve kimike të presidentit Assad duhet të transferohet jashtë Sirisë brenda janarit 2014 dhe të shkatërrohen përpara qershorit të po këtij viti. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë ton armë kimike.

Exit mobile version