Site icon PORTALB

Nesër MPB me ministër të ri

MPB

MPB

Nesër do të emërohen ministrat dhe zëvendësministrat e ri në Maqedoni, ashtu siç e parashikon Marrëveshja e Përzhinos. Partitë nuk dëshirojnë të zbulojnë emrat e ministrave të ri. Sipas Marrëveshjes, MPB do t’i takoj LSDM-së, por emri i ministrit të ri do të bëhet në konsultime edhe me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në.

Në opinion po përfliten disa emra për këtë pozitë. Kandidatë më serioz sipas burimeve partiake është Lazo Vellkovski, i cili ka qenë shef i Drejtorisë së Qytetit për punë të brendshme- Shkup dhe Rade Jankovski, pensionist, ish shef i policisë kufitare me prejardhje nga Strumica, njofton Telma, transmeton  SHENJA.

Në listën janë edhe ish pjesëtarë në institucione tjera: Goran Mitevski, Zoran Dorevski dhe Mirosllav Stojanovski. Ministri i ri do të ketë dy zëvendës, atë aktual Zemri Qamili, ndërsa tjetri do të jetë propozim i VMRO-DPMNE-së.

Sipas Marrëveshjes nesër do të emërohen edhe zëvendësit e ri në Ministrinë për Financa, Bujqësi dhe Shoqëri informative.

Exit mobile version