Site icon PORTALB

UNITETI: Ndryshimet e Kodit zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike

UNITETI

Ndryshimet e Kodit zgjedhor të përpiluara si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos nuk i plotësojnë kërkesat e qytetarëve meqë nuk i bënë ndryshimet e nevojshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Maqedoni, theksojnë nga partia “UNITETI“.

Nga atje theksojnë se në lidhje me votimin në diasporë, partia politike Uniteti mendon se ngelin të gjitha mundësitë për keqpërdorime nga ana e administratës së përfaqësive diplomatiko-konsulare të RM-së.

Çështjet më të rëndësishme që në të kaluarën u treguan si mundësi për manipulim me votat në procesin zgjedhor nuk janë ndryshuar.

Disa nga ato janë:

– mospastrimi i mirëfilltë i listës zgjedhore;

– lista të mbyllura të kandidatëve për deputet;

– organizimi i zonave zgjedhore (gjashtë zona);

– vendimmarrja në KSHZ, nuk ka votim të dyfishtë, por kontestet eventuale dërgohen në gjykatën administrative; etj.

Uniteti vlerëson se ndryshimet e planifikuara në Kodin zgjedhor nuk garantojnë realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike pasi nuk i evitojnë keqpërdorimet e mundshme, thuhet në kominukatën e UNITETIT.

Exit mobile version