Site icon PORTALB

RDK: Ndryshimet kozmetike në kodin zgjedhorë lojë e radhës e aktorëve politik

Llogo e RDK

RDK

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ‘marrëveshja’ rreth ndryshimeve në kodin zgjedhor nga ana e katër partive politike, me ndërmjetësim ndërkombëtarë, është një farsë e vërtetë dhe edhe njëherë konfirmohet qëndrimi konsistent i RDK-së se e gjithë kjo është një lojë se diçka është arritur. Duke patur parasysh se një pjesë e madhe e problemeve të vendit janë shkaktuar nga manipulime të mëdha në cikle të ndryshme zgjedhore, që ka rezultuar në mosnjohje të zgjedhjeve dhe bojkot të parlamentit, është vetëm çështje kohe kur problemet e kësaj natyre do të eskalojnë sërrisht, por kësaj here me pasoja më të rënda.

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se vendi ka nevojë për demokratizim të vërtetë dhe njëra nga metodat e këtij demokratizimi vjen nga noviteti që duhet sjellin “listat e hapura,” ndërsa katër partitë politike nuk janë të gatshëm të demokratizojn veten dhe me automatizëm edhe vet shtetin në lidhje me këtë çështje.

“Në lidhje me këtë, është i pakuptueshëm roli i komunitetit ndërkombëtarë që nuk ka insistuar në ndryshimin e këtij lloji që është substanciale për demokratizimin e vendit në përgjithësi. Në drejtim të këtij demokratizimi është edhe modeli zgjedhorë që edhe më tutje do të vazhdojë të favorizojë pushtetin autokrat që e ka sjellë vendin buzë greminës. Modeli me “një njësi zgjedhore” do të nxirrte në sipërfaqe jo vetëm koloritin politik, por edhe atë etnik, si një pasuri e madhe drejt demokratizimit të vendit duke patur parasysh se Maqedonia njihet si një shtet multietnik”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, tërheqja nga ideja fillestare për pastrimin e listës zgjedhore dhe votimit nëpërmes “shenjave të gishtërinjve,” dhe sjellja e një noviteti të fotografisë së votuesit, nuk është asgjë tjetër përpos një mashtrim i madh se kinse është bë ndonjë ndryshim i madh pozitiv. Fotografia e votuesit nuk eliminon asnjë dyshim të manipulimit zgjedhor, duke patur për bazë faktin se manipulimi bëhet nga vet komisionet komunale zgjedhore partiake që edhe më tutje do të vazhdojnë t’i shërbejnë këtij pushteti autokrat.

Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se ndryshimet në kodin zgjedhor janë vetëm ndryshime kozmetike dhe kjo nuk do të sjellë asgjë pozitive për eliminimin e dyshimeve të manipulimit zgjedhor. Komuniteti ndërkombëtarë duhet ta ketë të qartë se tolerimi ndaj këtyre lojërave politike nga ana e aktorëve politik vendas do të sjellë pasoja me një kosto të lartë jo vetëm për vendin, por edhe për vet komunitetin ndërkombëtarë.

Exit mobile version