Site icon PORTALB

Hollande: Objektiv i sulmeve ajrore franceze në Siri janë të gjithë terroristët

Francois Hollande

Presidenti i Francës Francois Hollande thotë se qendrat terroriste për trajnimin e luftëtarëve në Siri janë cak i sulmeve ajrore franceze në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në frontet e luftës në Siri edhe më tej ndodhen 600 shtetas francezë dhe ka mundësi që ata të kthehen. Doemos duhet të neutralizojmë veprimin e tyre terrorist”, ka thënë Hollande për radio RTL.

Në pyetjen e gazetarëve nëse cak i sulmeve ajrore franceze në Siri ishin grupet terroriste, Hollande tha se nuk mund të flasë për sulmet e grupeve të caktuara terroriste, por se cak i sulmeve janë të gjithë terroristët, gjegjësisht bazat e tyre për trajnimin e militantëve.

Avionët luftarak francezë më 8 shtator filluan fluturimet vëzhguese për të vërtetuar bastionet terroriste në Siri, ndërsa nga 27 shtatori kryen sulme ajrore në ato caqe. Më herët autoritetet e Parisit njoftuan se mes terroristëve të vrarë gjatë sulmeve kanë qenë edhe shtetasit francezë.

Exit mobile version