Site icon PORTALB

Xhamia e Gradecit sërish ju del në ndihmë refugjatëve sirian

Xhamia e Gradecit përsëri ju ka dalë në ndihmë refugjatëve Sirian që mbërrijnë në Tabanovc, duke dërguar edhe raundin e III-të të ndihmave me mbi 600 pako ushqimore, batanije dhe fruta, transmeton Radio Vala.

“Falënderojmë qytetarët e fshatit Gradec si dhe disa miq tjerë nga Gostivari për kontributin e tyre. Nevoja e refugjatëve Sirian është tepër e madhe duke patur parasysh se në Maqedoni ditëve të fundit nga 4000 -9000 refugjatë e kalojnë transit vendin tonë prandaj kontributet e njerëzve bamirës do jenë gjithmonë të mirëseardhura për të zbutur sadopak vështirësitë e tyre. Allahu ju shpërbleftë kontributin tuaj. Aksioni vazhdon”, thonë nga Këshilli i Xhamisë së fshatit Gradec, njofton Radio Vala.

Exit mobile version