Site icon PORTALB

Musa Xhaferi: Spekulime janë fjalët që thonë se do të tërhiqem nga BDI

Musa Xhaferi

Musa Xhaferi

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, e ka demantuar lajmin se ai ose ndonjë tjetër anëtar i partisë do të jep dorëheqje në kuadër të reformave në BDI, që i ka lajmëruar kryetari Ali Ahmeti.

“Nuk e di nga kanë dalë këto spekulime!? Kjo temë fare nuk është biseduar në parti. Nuk ka diçka të tillë, të gjithë anëtarët e BDI-së do të jenë pjesë e Qeverisë”, thotë Xhaferi për Plusinfo.

Pak më parë, Fokus ka nxjerrë një lajm ku sipas tyre, kanë burime nga partia e BDI-së, se Musa Xhaferi do të jep dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministrit.

Exit mobile version