Site icon PORTALB

Larg miqve

Bosh po ndihem në brendësi,

asnjë fjalë me gojë s’flas,

ndodhem larg miqve te mi,

por kujtimet më vijnë pas.

Rri mendoj në një qosh,

kohën pas e kthej disi,

por une prapë ndihem bosh,

shumë i heshtur në vetmi.

I lumtur shumë në atdhe,

sa magjike ajo lojë,

dua t’ shkoj unë atje,

miqtë e mi prapë t’i takoj.

Ta vazhdoj at’ lumturi,

ta largoj kët’ trishtim,

se atdheu është madhështi,

nuk jetohet në mëgrim.

 

Poezi Ardian Haziri

Exit mobile version