Në kuadër të xhiros së 10 të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra nga Tetova, Shkëndija ka barazuar në Ohër me Mlladostin 1:1, ndërsa Shkupi është mposhtur në shtëpi nga Vardari me rezultat 0:3.
Renova iu gëzua fitores me 5:2. Në ndeshjen e zhvilluar në Bogovinë, pati plotë 7 gola të shënuar dhe dy kartona të kuq.
Pas fitores së sotme në Çair ndaj Shkupit, skuadra e Vardarit është kthyer në krye të tabelës me 26 pikë, kështu duke lënë Shkëndijën në vendin e dytë me 25 pikë./ Portalb
Rezultatet:
Shkupi – Vardari 0:3
Mlladost – Shkëndija 1 – 1
Renova – Turnovo 5:2
Sileks -Metalurgu 3:1
Rabotniçki – Bregallnica 0:0