Site icon PORTALB

Mbrëmë në Slloveni hynë trenat e parë me refugjatë

Refugjat

Nga Kroacia, përmes tre vendkalimeve kufitare, në Slloveni kanë hyrë rreth 3.000 refugjatë, njoftoi sot në mëngjes policia sllovene, raporton Anadolu Agency (AA).

Fluksi i tyre, që nga mbyllja e kufirit hungarez gjatë të premtes në mesnatë, është kthyer drejt kufirit slloven.

Mbrëmë vonë, treni i parë me rreth një mijë refugjatë nga drejtimi Tovarnik në Kroaci, përmes Çakovc-it, e pastaj përmes vendkalimit kufitar Mursko Sredishçe – Sredishçe na Dravi mbërriti në Slloveni.

Policia sllovene menjëherë filloi me shpërndarjen e tyre nëpër qendrat e pranimit.

Hungaria të premten në mesnatë mbylli kufirin e ashtuquajtur të gjelbër me Kroacinë. Më pas qeveria sllovene dhe kroate u dakorduan që refugjatët që hyjnë në lindje të Kroacisë t’i pranojë Sllovenia.

Sipas të dhënave të Ministrisë kroate të Punëve të Brendshme, qëkur Hungaria mbylli kufirin, në Kroaci kanë hyrë 6.162 refugjatë. Nga fillimi i fluksit në territorin e Kroacisë kanë hyrë gjithsej 192.529 refugjatë.

Autoritetet kroate presin që ky fluks të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme

Exit mobile version