Site icon PORTALB

Sulimani: Me ndihmën e PDSH-së dhe BDI-së VMRO-ja e palëkundur

Xhenis Sulimani

Politikologu Xhenis Sulimani në një pronmoncim për televizionin Era tha se Marrëveshjes së 2 Qershorit i kanë prirë edhe shumë marrëveshje të tjera, gjë që rezulton me dështim të elitës politike në vend, pasi që për dallim nga vendet demokratike, në Maqedoni marrëveshjet janë sinonim i dështimit të politikës.

“Ky dëm po i sillet në vazhdimësi shqiptarëve duke e pasur parasysh servilitetin e tyre, andaj e konsideroj se ky servilitet i BDI-së dhe PDSH-së ndaj VMRO-DPMNE-së rezulton me faktin se partitë tona më të mëdha shqiptare nuk kanë agjendë politike që t’i ofrojnë elektoratit, andaj mbështeten në plan-programin që e forcon VMRO-DPMNE-ja. Ky plan-program i tyre dhe veprimtaria e VMRO-DPMNE-së është tregues më i madh se ky pushtet ka punuar në dëm të shqiptarëve”, thotë politikologu Xhenis Sulimani.

Sipas tij, kjo mund të jetë një pasqyrë shumë e mirë për popullin se për kë duhet të votojë dhe si duhet të jetë gjykimi i tyre në zgjidhjet e ardhshme të prillit.

Marrëveshja e Përzhinos është në rrugë qorre, nesër (e hënë) ardhja e Eurokomisarit Johanes Han pritet të jetë vendimtare për debllokim.

Exit mobile version