Site icon PORTALB

3.812 refugjat për 24 orë në Maqedoni

Refugjatë

Refugjatë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në 24 orët e fundit, në Maqedoni janë dhënë 3.182 vërtetime për azil, për shtetas të huaj, nga të cilët, 2.030 janë meshkuj, 653 femra, 844 janë fëmijë të cilët shoqërohen nga prindërit e tyre, si dhe 285 fëmijë të tjerë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Numri më i madh i refugjatëve të cilët kanë hyrë në Maqedoni në 24 orët e fundit, janë nga Siria, plotë 2.264, nga Afganistani 726, Iraku 536, Irani 147, ndërsa refugjatët nga vendet e tjera, janë në numër më të vogël.

Exit mobile version