Faqja “Albanian Success Story” në Facebook ka publikuar një tjetër histori të një gruaje të suksesshme shqiptare në Amerikë. Bëhet fjalë për Yllka Canën nga Kosova, e cila shume shpejt do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane.
Yllka tani është bashkë me Eliza Dushkun dhe gratë tjera të suksesshme shqiptare. Yllka e kishte lënë Kosovën si refugjate gjatë luftës. Ajo i ka përfunduar me sukses misionet në Kore, në Gjermani e në disa vende të tjera, kurse tani është duke u ngritur në hierarkinë e ushtrisë amerikane.
Yllka do të bëhet kapitene e Ushtrisë Amerikane. Udhëzimet për ndjekjen e storjes së Yllkës, më 25 tetor 2015, në New York, janë publikuar në linkun e “AlbanianSuccess Story”.
Në vitin 2013, web-faqja dvidshub.com pati shkruar për rrëfimin e saj duke theksuar se 14 vjet pasi ka ikur nga Kosova, Cana, që ishte zhvendosur në Allentown, Pennsylvania në fillim të vitit 2000, ishte rikthyer në vendlindjen e saj në fshatin Livoq të Gjilanit.