Site icon PORTALB

Gazmend Limani, pretendent për kampion në atletikë (Foto)

Gazmend Limani

Thuhet që është sporti më i vjetër në botë, sport i cili daton si një sport profesional që në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Atletet ishin një pjesë e privilegjuar e popullsisë që gëzonin respektin e të tjerëve dhe ishin pjesë e hierarkisë më të lartë të qyteteve antike.

Sot, atletika numëron një numër te madh disiplinash, por në antikë ajo ishte e kushtëzuar në vrapime të ndryshme dhe hedhje disku. Gjatë kohës së antikës dhe sidomos erës romake dhe helene shumë sporte që sot paraqiten si sporte në vete (mundja, noti etj) i atribuoheshin sportit të atletikës. Sot, ne kemi vendosur që të prezantojmë një djalosh i cili është kampion i kësaj fushe. Bëhet fjalë për Gazmend Limanin i cili është nga Kumanova dhe ka kohë që meret me këtë sport.

29 vjecari përvec atletikës, meret edhe me fitnes dhe bodybilding për të mbajtur trupin në formë. Ai në garat republikane të Maqedonisë vetëm pak ditë më parë ka zënë vendin e tretë (III) në kategorinë Physical Man Bodybilding.

Njëkohësisht Gazmendi mund të jetë edhe një shembull shumë i mirë për rininë shqiptare por edhe të tjerë se si duhet mbajtur trupi në formë e gjithashtu vlenë të theksohet se aktivitetet sportive janë shumë të shëndetshme për njeriun.

Exit mobile version